Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Zjarri masiv në kryeqytet tek ish- uzina Dinamo, ende ka riaktivizime vatrash
Pas shumë orësh lufte zjarri tek ish uzina Dinamo u vu nën kontroll, por nuk është shuar plotësisht Herë pas here ka riaktivizime vatrash, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë ende për shuarjen e flakëve. Në gatishmëri në vendngjarje qëndrojnë dy automjete zjarrfikëse, teksa shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Mendohet se nga flakët janë djegur dhjetëra magazina ose dyqane, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Top Channel