Zjarrfikës në Pogradec, në Korçë shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari

Zjarrfikës në Pogradec, në Korçë shiste drogë, arrestohet 54-vjeçari

PAMJE NGA ARRESTIMI POGRADEC-Luan Sulstarova, 54 vjeç është arrestuar në kuadër të aksionit anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Pogradec. 54-vjeçari dyshohet se përdorte lokalin që administronte për shpërndarjen e lëndëve narkotike. I arrestuari është punonjës zjarrfikës në bashkinë e Pogradecit. Gjatë kontrollit të lokalit të tij në lagjen nr.1 të Pogradecit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje. Gjithashtu, u sekuestrua një shumë parash, e cila dyshohet të ketë qenë fituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe dy aparate celularë, të cilët u morën si prova materiale. Njoftimi i policisë: Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën...