Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Një zjarr ka rënë në fshatin Koxhas, në Bashkinë e Shijakut, ku flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, është kërkuar ndihma edhe nga shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe Vorës. Sipas informacionit paraprak, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me toka bujqësore dhe shkurre. Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.
Burimi:
opinion.al