Zjarr në katin e parë të një pallati në Gjirokastër/ Zjarrfikësit shpëtojnë 83-vjeçaren, raportohen për dëme materiale

Zjarr në katin e parë të një pallati në Gjirokastër/ Zjarrfikësit shpëtojnë 83-vjeçaren, raportohen për dëme materiale

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ku banonte një e moshuar. Drejtoria e MZSh Gjirokastër informon se, në orën 17:49, u njoftuam nga Policia e Shtetit për rënien e një zjarri në lagjen “18 Shtatori”, në një pallat, kat i parë. Menjëherë u nis automjeti zjarrfikës me efektivët përkatës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë. Operacioni vijoi...