Zjarr në fshatin Sherrisht në Vlorë, era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Zjarr në fshatin Sherrisht në Vlorë, era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Zjarr i madh ka rënë këtë të enjte në fshatin Sherrisht në Vlorë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.