Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Një ambient shërbimi është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe pallatet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht ngjarjen. Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa zona është rrethuar...
Burimi:
gijotina.com