Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një goditje serioze për ekonominë shqiptare dhe për mirëqenien e qytetarëve. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur nivelet më të ulëta historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%. Sipas saj, edhe pse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një çështje teknike, pasojat tashmë janë të prekshme në jetën e përditshme. “Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme,...
Burimi:
gijotina.com