Zhvendosja e Kadastrës në Tiranë/ Presion ndaj punonjësve të Vlorës, nëndrejtori pezullohet nga puna

Zhvendosja e Kadastrës në Tiranë/ Presion ndaj punonjësve të Vlorës, nëndrejtori pezullohet nga puna

Zv.drejtori i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës) Vlorë, Sokol Shehaj është pezulluar nga puna ditën e sotme. Shkak për këtë është bërë mbështetja që ai u ka dhënë punonjësve të Kadastrës, të cilët kanë firmosur peticion që të mos zhvendosen në Tiranë. Po ashtu bëhet me dije se ndaj 55 punonjësve të Hipotekës Vlorë po ushtrohet presion për përgatitjen e materialeve e drejt Tiranës. Punonjësit shprehen se kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe tension, duke rrezikuar vazhdimësinë e punës së tyre në qytet. Në shenjë reagimi, punonjësit kanë kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje nga përfaqësuesit e zgjedhur, ndërsa kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht punën, deri në sqarimin e situatës dhe marrjen e një zgjidhjeje të drejtë. Ditën e djeshme punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë nisur protesta...