Zhupa reagon ashpër ndaj deklaratës së Ballës ndaj Vokshit: Të përjashtohet, u fye dinjiteti i një nëne!

Zhupa reagon ashpër ndaj deklaratës së Ballës ndaj Vokshit: Të përjashtohet, u fye dinjiteti i një nëne!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga punimet e Kuvendit për shkak të gjuhës fyese të përdorur ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Kërkesa u bë gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Zhupa iu referua tensioneve të krijuara një ditë më parë në seancën parlamentare të së enjtes, ku, sipas saj, Balla përdori një shprehje fyese ndaj Vokshit duke i thënë: “për ty kam numrin me 0900”. Ajo theksoi se maxhoranca ka promovuar ligjin për barazinë gjinore dhe se një deklaratë e tillë, sipas saj, bie në kundërshtim me parimet që synon të mbrojë ky ligj. Sipas Zhupës, në seancën e djeshme u cenua dinjiteti i një gruaje...