Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë. Zhupa duke e cilësuar këtë akt si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Sipas saj, ky është një precedent i rrezikshëm që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike. Reagimi: Mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim arbitrar, i paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Një akt i pabazuar në ligj që shkel çdo parim të funksionimit të administratës publike. Kjo mbyllje e menjëhershme synon centralizimin abuziv të shërbimeve, duke krijuar terren për korrupsion, vonesa të qëllimshme dhe pengesa artificiale për qytetarët e Vlorës. Ky vendim: largon shërbimet nga qytetarët cënon parimin e dekoncentrimit dhe decentralizimit...
Burimi:
gijotina.com