Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij

Zhupa denoncon projektligjin për portet turistike: Rama po dhuron pasurinë publike për oligarkët e tij

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa denoncoi projektligjin për portet turistike, që është paraqitur në Komisionin për Turizmin, që ajo e drejton. Në një prononcim për mediat, Zhupa tha se ky pr ligj mban firmën e një deputetë të PS, Zamira Sina, që siç thotë ajo nuk e di se çfarë ka firmosur. Sipas Zhupës, ky projektligj synon që t’i dhurojë portet turistike oligarkëve për interesat klienteliste të kryeministrit Rama. Ajo tha se socialistët duan ta kalojnë këtë projektligj pa transparencë, duke shmangur konsultimet publike. Deklarata e plote: Në komisionin parlamentar që drejtoj për Turizmin, ka ardhur për shqyrtim edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit nr. 9710, datë 03.04.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. I ardhur si propozim deputetes Zamira Sina, ku në...