Zhdukja e shisheve të verës me vlerë miliona euro nën sekuestro nga SPAK, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër arresti për pronarin e shtëpisë

Zhdukja e shisheve të verës me vlerë miliona euro nën sekuestro nga SPAK, Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër arresti për pronarin e shtëpisë

Humbja e disa mallrave me vlerë të konsiderueshme që ishin nën sekuestro nga SPAK nën dyshimin se ishin pa akcizë çoi në nxjerrjen e një urdhërarresti për Eno Agasin. Bëhet fjalë për një koleksion verash me një vlerë që mund të shkojë miliona euro, i gjetur në një shtëpi në periferi të Tiranës nga një aksion i BKH pas kontrolleve me autorizim të Gjykatës së Posaçme, pasi u godit një grup kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. SPAK ka dyshime se përmes kantinës dhe koleksionit të verërave mund të ketë edhe elementë për pastrim parash. Pasi u konstatua se për këto verëra nuk ishin paguar detyrimet fiskale dhe pasi u inventarizuan, do të sekuestroheshin në një moment të dytë....