No Image Available

Zhduket pa gjurmë 11-vjeçari, pas debatit me nënën! Familjarët e gjejnë pas 24-orësh në Durrës

i mituri, Dritan Dema TIRANË-Një 11-vjeçar banues në Fresk, i cili rezultunte i zhdukur që prej ditës së djeshme është gjetur sot. Dritan Dema u largua pas një diskutim me nënën e tij një ditë më parë, dhe për herë të fundit u pa pranë shkollës “Androkli Kostallari” në Shkozë, por nuk është paraqitur në mësim. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si ka shkuar deri atje. Ishte nëna e tij e cila bëri denoncim pranë komisariatit nr. 1 në Tiranë.