Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, (Emri)

Një 42-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij. Ilir Kurti ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ndërsa përpjekjet për ta kontaktuar kanë qenë të pasuksesshme. Të alarmuar nga mungesa e tij dhe nga një mesazh me përmbajtje shqetësuese dërguar të vëllait në Francë, familja dhe shokët kanë nisur kërkimet në zonë. Mbrëmjen e djeshme, 19 shkurt, shokët e 42-vjeçarit kanë gjetur motorin e tij pranë kanioneve të zonës. Pranë mjetit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe verë, të dyja të pira përgjysmë. Paraprakisht dyshohet se ky Ilir Kurti mund të jetë hedhur në lumë. Familja kërkon ndihmë nga policia...