“Zhbllokohet” TikTk-u, platforma hapet zyrtarisht në Shqipëri pas një viti pezullim!
foto ilustruese TIRANË- Rrjeti social i TikTok është hapur zyrtarisht në Shqipëri. Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit në muajin mars 2025. “Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.”, thuhet në vendim. Në vendim parashikohet: -Heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.-Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.-Shfuqizimi i vendimit nr.151 të datës 6 mars 2025, që kishte vendosur masat e përkohshme...
Burimi:
zeri.ai