“Zhbllokohet” rivlerësimi i pronave/ Udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare edhe hyn në fuqi nga sot
Ka hyrë në fuqi udhëzimi i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Udhëzimi i Ministrisë së Financave sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare. Deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona. Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet. Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do...
Burimi:
top-channel.tv