Zgjidhet qeveria e re në Kosovë, Albin Kurti Kryeministër. Ja emrat e ministrave
Me dy seanca të njëpasnjëshme të mërkurën (11.02.2026) në mbrëmje, u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua qeveria e re me kryeministër Albin Kurti. Qeveria e re do të ketë 19 ministri. Kuvendi i Kosovës me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, zgjodhi qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin. Kurti mori mandatin e dytë të plotë katërvjeçar si kryeministër i Kosovës, pasi në zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025, partia të cilën ai e drejton, Lëvizja Vetëvendosje, mori mbi 51% të votave. Qeveria e re e Kurtit do të ketë 19 ministri. Albin Kurti, duke paraqitur prioritetet e qeverisë së tij të re, ekspozenë e nisi me zhvillimet në Gjykatën Speciale,duke thënë se “propozimi i Zyrës së Prokurorit...
Burimi:
kohajone.com