“Zgjeroni amnistinë”/ Prokuroria e Përgjithshme kërkon të falen krimet që dënohen deri në tre vite burg

“Zgjeroni amnistinë”/ Prokuroria e Përgjithshme kërkon të falen krimet që dënohen deri në tre vite burg

Mbas SPAK edhe prokuroria e përgjithshme i ka kthyer përgjigje ekspertëve që po hartojnë projektligjin e amnistisë nga i cili pritet të përfitojnë dhjetëra të burgosur, si dhe mbyllen qindra çështje nën hetim për krime të lehta. Siç bënë me dije burimet, organi qendror i akuzës ka dalë kundër në dy pika të projektligjit. Së pari prokuroria e përgjithshme ka sugjerim të ndryshëm nga draftuesit për pushimin e çështjeve të kallëzuara gjatë 2025 dhe ndryshe nga pragu i dy viteve burg, kërkohet të amnistohen krimet që janë nën ndjekje penale dhe që kanë dënueshmëri deri në 3 vjet burg. Ligjvënësit i sugjerohet më tej që  kategorinë nën ndjekje penale  për krime zgjedhore dhe nën kompetencë të SPAK por me këtë marzh dënimi, të shtojë kushtin...