Zgjerohet programi i kontrollit biologjik të gështenjës në 6 bashki, ministri Salla: Kemi një model të ri bashkëpunimi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës. Në ceremoni morën pjesë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe përfaqësues të FAO-s. Marrëveshja formalizon bashkëpunimin mes MBZHR-së dhe pushtetit vendor për zbatimin e projektit “Përmirësimi i prodhimit të qëndrueshëm të gështenjës në Shqipëri përmes kontrollit biologjik të insekteve dëmtuese”, duke përcaktuar kuadrin institucional për mbrojtjen dhe zhvillimin e këtij sektori. “Sot firmosëm marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Vau i Dejës, për zbatimin e programit të kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës. Po ndërtojmë një model...
Burimi:
kohajone.com