Zgjerohen hetimet për Klodjan Allajbeun! Spak e BKH sekuestrime tek ‘Equos Resort’ dhe në kompaninë e Janis Karathanos

Zgjerohen hetimet për Klodjan Allajbeun! Spak e BKH sekuestrime tek ‘Equos Resort’ dhe në kompaninë e Janis Karathanos

pamje nga 'Equos Resort' TIRANË-Janë zgjeruar hetimet në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë ku në 'lupë' është vendosur biznesmeni Klodian Allajbeu. Bëhet fjalë për hetimin e Koncesionit të Laboratorëve në Shëndetësi mbi 100 milionë euro, teksa janë sekustruar dokumente, celularë, kompjutera dhe materiale të tjera të vlefshme për hetim. Përveç kontrolleve të ushtruara në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut, i lidhur me Spitalin Amerikan, SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion edhe në kompleksin 'Equos Resort' dhe në kompaninë 'Pegasus' të biznesmenit Janis Karathanos. Pegasus është shoqëria mëmë e AB Laboratory Solution BV. Si Labopharma ashtu edhe Pegasus kanë bërë kërkesa të veçanta në GJKKO për kthim të sendeve të sekuestruara. Weblajm raporton se pas sekuestrove shoqëritë tregtare kanë kërkuar kthimin e tyre...