Zgjedhjet vendore 2027/ Erald Kapri: “Mundësia” i qëndron kandidatit jo politik si Florian Binaj, opozita duhet ta…

Zgjedhjet vendore 2027/ Erald Kapri: “Mundësia” i qëndron kandidatit jo politik si Florian Binaj, opozita duhet ta…

I ftuar në një studio televizive, deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, deklaroi se forca politike që ai përfaqëson do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale me kandidatët e saj, por edhe me mbështetje për figura që vijnë jashtë politikës tradicionale. Kapri solli si shembull rastin e Florian Binaj, për të cilin tha se krijoi interes dhe frymë të re te qytetarët. “Ne do të futemi në zgjedhjet lokale me kandidatët tanë. Kur të shohim kandidatë potencialë do t’i mbështesim. Ndodhi me Florian Binajn, që ne e mbështetëm. Ishte një kandidat që nuk vinte nga politika e 35 viteve”, u shpreh ai. Sipas Kaprit, ende nuk dihet nëse Binaj do të jetë sërish një alternativë në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij “po flitet se...