Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati: Proces korrekt, por triumfalizëm i tepruar pas rezultatit
Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. I ftuar në një studio televizive, Bimo vlerësoi procesin zgjedhor si korrekt dhe në respekt të standardeve ndërkombëtare, por kritikoi triumfalizmin e tepruar pas rezultatit. “Është një fitore për popullin e Kosovës për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për plotësimin e standardeve demokratike. Por të gëzohemi vetëm pse dimë të votojmë do të thotë ta vendosim stekën shumë ulët. Pas më shumë se tri dekadash demokraci, Kosova nuk duhet të kënaqet vetëm me zhvillimin korrekt të zgjedhjeve, ndërsa përdorimi i termave si “historike” e zhvlerëson procesin. Kjo ndjenjë triumfalizmi dhe përdorimi i fjalës historike vend e pa vend. Ishte elektorati ai që zgjidhi ngërçin, pasi politika kosovare nuk ishte në gjendje...