Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Gjykata Kushtetuese nuk kalon në seancë çështjen
Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë plenare kërkesën e paraqitur nga Adriana Kalaja lidhur me mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit. Në kërkesën e paraqitur nga Kalaja i kërkohej nga Gjykata Kushtetuese konstatimi i antikushtetutshmërisë dhe i paligjshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë. Po ashtu, Kalaja kërkonte konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe shfuqizimin si të papajtueshëm meKushtetutën, të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, date 11 dhjetor 2025 nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndaj Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë në seancë kërkesën Kalasë.
Burimi:
kohajone.com