“Zero tolerancë”! Tatimet në aksion kundër nëndeklarimit të pagave në ndërtim, “zbarkojnë” në agjencitë imobilare në Tiranë

“Zero tolerancë”! Tatimet në aksion kundër nëndeklarimit të pagave në ndërtim, “zbarkojnë” në agjencitë imobilare në Tiranë

pamje nga aksioni i tatimeve TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur verifikimet ndaj subjekteve ndërtuese, kundër pagave të nëndeklaruara. Ashtu siç ishte paralajëmruar, kontrollet janë kryer kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për deklarimin e pagave. Përmes një njoftimi publik, Administrata Tatimore bën me dije se ka ushtruar kontrolle në agjencitë imobiliare më të mëdha në vend, konkretisht në 9 subjekte, që ushtrojnë aktivitet si agjenci imobiliare. Sipas njoftimit, nga kontrollet janë evidentuar shkelje të rënda "punonjës të padeklaruar, dokumentacion jotatimor, mungesë transparence në çmime dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore për faturimin dhe fiskalizimin e shitjeve”. Administrata Tatimore bën me dije se aksioni do të vijojë pa tolerancë e kompromis, ndërsa paralajmëron subjektet që të marrin masat e nevojshme për të shmangur masat administrative dhe...