“Zero tolerancë”/ Ish-drejtuesi i Rrugores kërkon masa ekstreme ndaj shoferëve të dehur: Tu hiqet patenta përjetë

“Zero tolerancë”/ Ish-drejtuesi i Rrugores kërkon masa ekstreme ndaj shoferëve të dehur: Tu hiqet patenta përjetë

Aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, sipas ish-drejtorit të Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti, nxori në pah dështimin e sistemit për të ndalur shoferët problematikë. I ftuar në nje emision televiziv, Ahmeti kërkoi heqje të përjetshme të patentës për drejtuesit e dehur që shkaktojnë viktima, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për mënyrën si autorit të aksidentit, Nikoll Radaçi, iu rikthye patenta pas shkeljeve të mëparshme në rrugët e vendit. “Patenta duhej t’i ishte hequr por policia ia dha pas një muaji. Kush ka ndërhyrë? Çfarë manovrash janë bërë? I ka falur goma ndonjë shefi policie, mund të aludoj gjithçka për atë krijesë. Duhet të japin llogari ata që i kanë kthyer patentën”, tha Ahmeti.Sipas tij, aksidentet fatale në Shqipëri shkaktohen kryesisht nga një...