Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

Zelensky nuk shkon në Forumin Ekonomik të Davosit, Rusia ka zhvilluar sulme të tjera

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë Forumit Ekonomik të Davosit se sot do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por këshilltari i lartë i Zelensky, tha se presidenti ukrainas ndodhet në Kiev, pasi Rusia ka zhvilluar sulme të reja në kryeqytetin ukrainas. “Që nga mëngjesi i sotëm, rreth 4,000 ndërtesa në Kiev janë ende pa ngrohje dhe gati 60% e kryeqytetit është pa energji elektrike”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X, duke treguar për pasojat e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike. Zelensky deklaroi se edhe rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv dhe Dnipro janë të prekura.