Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE është siguri edhe për Europën
Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky thotë se anëtarësimi i Ukrainës në BE, është një nga garancitë kryesore të sigurisë, jo vetëm për vendin e tij, por edhe për të gjithë kontinentin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky, teksa u shpreh se ka pasur një bisedë telefonike me kancelarin austriak, deklaroi se pranimi i Ukrainës në BE duhet të ketë një afat konkret, vitin 2027. “Gjatë një bisede me Kancelarin Federal të Austrisë, diskutuam situatën energjetike në Ukrainë. Rusia godet infrastrukturën energjetike çdo ditë duke i lënë ukrainasit pa energji elektrike dhe ngrohje, dhe është shumë e rëndësishme që partnerët t’i përgjigjen kësaj. Kjo është arsyeja pse e vlerësojmë shumë vendimin e Austrisë javën e kaluar për të ndarë fonde për të mbështetur sektorin tonë të...
Burimi:
kohajone.com