Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Zelenski gati ta çojë në referendum planin e paqes të Trumpit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se është i gatshëm të organizojë një referendum për planin e paqes të Donald Trump, nëse Rusia pranon një armëpushim. Zelensky deklaroi të premten se shpreson të arrijë një kornizë paqeje me Trump gjatë takimit të tyre të dielën dhe se do të ishte i gatshëm ta paraqiste planin për miratim popullor, me kusht që Rusia të pranojë një armëpushim prej të paktën 60 ditësh. Pavarësisht progresit të rëndësishëm në negociata, plani i Trump parashikon ende lëshime të dhimbshme territoriale nga Ukraina në lindje të vendit. Zelensky tha se do të kërkojë përmirësim të kushteve dhe, nëse nuk arrihet një qëndrim i fortë për çështjen territoriale, do t’i drejtohet popullit ukrainas përmes një referendumi. Ai e krahasoi këtë...