Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE
Në Shkodër është zbuluar një ambient i fshehtë i përshtatur për kultivimin e kanabisit brenda një tuneli në lagjen “10 Korriku”. Zbulimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 9”, pjesë e një serie aksionesh kundër kultivimit të drogës në ambiente të mbyllura. Me këtë rast, numri i rasteve të zbuluara në kuadër të operacionit “Neonët” ka shkuar në 14. Tuneli ndodhej në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër. Brenda tij ishin instaluar pajisje të shumta elektrike për rritjen dhe tharjen e bimëve narkotike. Energjia elektrike merrej përmes lidhjes së paligjshme. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithsej 670 bimë dhe fidanë të dyshuar kanabisi, konkretisht 555 fidanë dhe 115 bimë të rritura. Po...
Burimi:
gijotina.com