Zbulohet “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 35-vjeçari dhe ndalohen 4 punonjës të OSHEE (EMRAT)
pamje nga operacioni MALËSI E MADHE- Një 35-vjeçar është arrestuar dhe një 36-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi policia zbuloi tre ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike në Malësinë e Madhe, në fshatin Boriç i Madh. Po ashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së dhe u procedua penalisht edhe një punonjës tjetër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në pranga kanë rënë: Kol Narkaj, Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 771 bimë kanabisi, 6 kg e 250 gr material bimor kanabisi, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin për shitje. Njoftim: Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Finalizohet operacioni policor...
Burimi:
zeri.ai