Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, policia: Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, policia: Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

Policia ka bërë një njoftim zyrtar për operacionin e kryer gjatë natës në Lezhë, ku u zbulua një “shtëpi bari”. Në pranga janë vënë tre persona, babë e bir dhe një punonjës i OSHEE-së. Njoftimi i plotë:  Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara. Finalizohet operacioni i koduar “Second floor”. Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri,...