Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, disa të arrestuar

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, disa të arrestuar

Operacion në Lezhë, zbulohet “shtëpi bari”. Operacioni i policisë së Lezhës është zhvilluar mbrëmjen e kaluar ku gjatë aksionit është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, ku janë gjetur rreth 1 mijë rrënjë. Si rezultat i operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Veç bimëve të kanabisit, u sekuestruan edhe sende të ndryshme për kultivimin, ndriçimi artificial dhe sisteme ajrosjeje. Top Channel