Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë ndërhyrjes në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, shërbimet e Policisë konstatuan se dy të arrestuarit kishin përshtatur një ambient për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në lokalet e natës. Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin...