Zbulohet në Tiranë magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara

Zbulohet në Tiranë magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara

pamje nga magazina TIRANË-Mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore janë sekuestruar në Tiranë. Produketet u zbuluan në një magazinë në kryeqytet, të skaduara, pa pullën e Agjencisë Kombëtare të Barnave, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave dhe pa etiketa në gjuhën shqipe. Në kuadër të çështjes është shpallur në kërkim administratori i subjektit, një shtetas 53-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina. Ndërkohë një hetimm ka nisur për dy punonjës të kompanisë, J.G., 30 vjeç dhe M.Ç., 26 vjeç, të cilët ndodheshin në ambientet e magazinës në momentin e kontrollit. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”. Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e...