Zbulohet në Tiranë magazina ‘Limited Charm’ me mbi 10 mijë çajra, kapsula e kremra bimorë të skaduara
pamje nga magazina TIRANË-Mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore janë sekuestruar në Tiranë. Produketet e zbuluara në magazinën e firmës 'Limited Charm' në kryeqytet, ishin të skaduara, pa pullën e Agjencisë Kombëtare të Barnave, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave dhe pa etiketa në gjuhën shqipe. Në kuadër të çështjes është shpallur në kërkim administratori i subjektit, një shtetas 53-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina. Ndërkohë një hetimm ka nisur për dy punonjës të kompanisë, J.G., 30 vjeç dhe M.Ç., 26 vjeç, të cilët ndodheshin në ambientet e magazinës në momentin e kontrollit. Sipas faqes së internetit të firmës 'Limited Charm' këto produkte të skaduara dhe të kontrabanduara përfshijnë çajra, kapsula e kremra bimorë. Të gjitha suplementet ishin edhe në ofertë sipas faqes, duke u shitur me vlerën...
Burimi:
zeri.ai