Zbulohen “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 35-vjeçari

Zbulohen “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 35-vjeçari

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN. Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre. “Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative,...