Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, si ishte fshehur në brendësi të trajlerit

Zbulohen në doganën e Kakavijës 350 kg kanabis, si ishte fshehur në brendësi të trajlerit

Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike janë zbuluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës. Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjatë kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike “canabis sativa”. Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike. Top Channel