Zbulohen 3 “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohen tre kolumbiane dhe një spanjoll; nën hetim dy shqiptare

Zbulohen 3 “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohen tre kolumbiane dhe një spanjoll; nën hetim dy shqiptare

Tre apartamente të marra me qira ku ushtrohej prostitucion, janë zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa nën hetim janë vënë 2 të tjerë. Më konkretisht, janë arrestuar tre kolumbiane 21, 25 dhe 35 vjeç dhe një spanjoll që i shfrytëzonte për prostitucion. Nën hetim janë vënë dy shtetase shqiptare. Kolumbianet dhe spanjolli 26-vjeçar u kapën pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Ndërsa dy shqiptaret pasi ushtronin prostitucion, në dy apartamente që i kishin marrë me qira, njëri në rrugën “Hoxha Tahsim”, tjetri në rrugën “Myslym Shyri”. Policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni dhe disa celularë. “Zbulohen 3 apartamente me qira, në të cilat ushtrohej prostitucion, në rrugët...