Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, nuk dihet fati i të paktën 22 shqiptarëve
Një zyrtar i qeverisë siriane i tha Sky News se kampi al Hol, në verilindje të Sirisë, është tashmë pothuajse i zbrazur. Ai pranoi se arratisjet vazhduan edhe pasi shteti mori kontrollin e kampit. Burime për Report Tv bënë me dije se në kampin e ferrit ishin të paktën 22 shqiptarë (gra, fëmijë), që rrjedhimisht janë larguar tashmë. Kampi al Hol ishte ai nga ku u largua pas 12 vitesh edhe e reja shqiptare Eva Dumani, që disa më parë u bashkua në Shqipëri me nënën dhe të vëllain. Prej vitesh, al Hol ka strehuar dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS, si edhe sirianë dhe irakianë të zhvendosur nga lufta. Kampi drejtohej më parë nga autoritetet kurde, por...
Burimi:
gijotina.com