Zbardhet ngjarja te berberhania në Lezhë, shënjestra arratiset bashkë me atentatorët

Zbardhet ngjarja te berberhania në Lezhë, shënjestra arratiset bashkë me atentatorët

Katër persona janë shpallur në kërkim pasi policia ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të atentatit në Rilë të Lezhës, ku objektiv mendohet të ketë qenë Merando Nikulaj. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur rëndë 30-vjeçari Sokol Daci, pronari i berberhanes ku ndodhi sulmi, ndërsa hetimet po thellohen për rrethanat e ngjarjes dhe rolin e një efektivi policie të pranishëm në vendngjarje. Njoftimi i Policisë:  Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në Rrilë.Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka...