Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet ende shqetësim serioz

Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet ende shqetësim serioz

Komisioni i Jashtëm i PE-së ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë në kuadër të vlerësimit të progresit për vitin 2025. Në raport theksohet se Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta. Po ashtu, kërkohet që korrupsioni të adresohet në të gjitha nivelet, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe krijimin e një mjedisi biznesi të parashikueshëm. Draft-rezoluta e plote Parlamenti Evropian, – duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve Anëtare të tyre, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, – duke pasur parasysh aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, paraqitur më 24 prill 2009, – duke pasur...