Zbardhet DINAMIKA e aksidentit fatal të 7-vjeçarit: Shoferi i dha para, i mituri doli para mjetit për t’i marrë, por makina e dytë…

Zbardhet DINAMIKA e aksidentit fatal të 7-vjeçarit: Shoferi i dha para, i mituri doli para mjetit për t’i marrë, por makina e dytë…

pamje nga vendngjarja TIRANË- Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një 7-vjeçar. Burime bëjnë me dije se i mituri kishte dalë në rrugë për të kërkuar lëmoshë, ndërsa përplasja fatale për të, ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat. Sipas burimeve, fillimisht 55-vjeçari Kostandin Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. Në këtë moment, i mituri ka dalë para makinës për t'i marrë, por menjëherë është hapur jeshilja dhe e ka përplasur makina. Por, goditjen fatale ia dhënë makina e dytë mbrapa, me drejtuese 42-vjeçarja Valentina Selman Koltraku. I mitur ka përfunduar poshtë gomave të makinës, ndërsa 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar. Më pas, 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë...