Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka përfunduar mbledhjen në një seancë maratonë, të mbajtur këtë të hënë, 23 shkurt, për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK për heqjen e mandatit të deputetit, Belinda Ballukut. Një mbledhje që ka nisur me tensione që në nisje, ligjvënësit opozitarë në Këshillin e Mandateve kanë dalë me një qëndrim përfundimtar, ku kërkojnë që Parlamenti në union të votojë pro heqjes së imunitetit. Ndërkohë mazhoranca në Këshill, pritet të dalë me një vendim të sajën për Ballukun. Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit: Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin,përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe...