Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Yzberisht/ Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i grabitjes së marketit (EMRI)
40-vjeçari Elkjer Tafciu, dyshohet të jetë autori i grabitjes së marketit në Yzberisht,ngjarje e regjistruar një ditë më parë. Sipas Policisë, Tafciu është arrestuar në Rrugën e Qelqit, ndërsa rezulton person me precendent penal për vjedhje me dhunë. Sa i takon punonjëses së marketit e cila mbeti e lënduar, policia thotë se mori mjekim dhe doli nga spitali. “U identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali”,- bën me dije policia. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.