No Image Available

‘Wizz Air’ braktisi në Brindisi 400 pasagjerë, tre shqiptarë paditen për kaosin në aeroport

PAMJE NGA NGJARJA ITALI- Policia Kufitare e Brindisit ka akuzuar tre shqiptarë, të cilët dydhohet se janë autorët kryesorë të trazirave gjatë mbrëmjes së 6-7 janarit 2026, ku u zhvillua një revoltë në zonën e parkimit të avionëve në Aeroportin "Del Salento", pasi  kompania “Wizz Air” i braktisi. Shqiptarët do të përballen me akuza për prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ndërtesave publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë së aeroportit. Shqiptarët u kapën më pas gjatë kontrolleve kufitare në Terminalin e Costa Morena, ndërsa përpiqeshin të hipnin në tragetin që shkonte për në Vlorë. Por çfarë ndodhi? Dy fluturime të WizzAir me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u detyruan të bënin një...