No Image Available

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e shoferit 24-vjeçar Andi Maloku, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi. Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale. Gjykata e Lartë ka arsyetuar, se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Si ndodhi atentati? Atentati ndaj prokurorit...