Vuçiq thotë se rendi juridik ndërkombëtar “qartazi nuk funksionon” pas kapjes së Maduros nga SHBA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar të dielën kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”. Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas. “Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiq për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë. Vuçiq tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në,...
Burimi:
kohajone.com