No Image Available

Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend gjatë vizite në Beograd ishte “më qesharaku në botë”. Vuçiq theksoi për TV Prva se i vjen “shumë keq që njerëzit tanë u kushtuan kaq shumë vëmendje atyre që erdhën”. Ai i quajti eurodeputetët njerëz “krejtësisht të parëndësishëm”. “Ata nuk dëgjojnë çfarë u thotë opozita. [Opozita] ua tregon atyre të gjitha gjërat më të këqija për Serbinë”, tha Vuçiq. Ai tha gjithashtu e quajti të “pacipë” kërkesën e opozitës drejtuar delegacionit të Parlamentit Evropian për vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë në pushtet në Serbi. Delegacion nga Parlamenti Evropian e vizitoi Beogradin nga 22 deri më 24 janar. Delegacioni, i udhëhequr...