Vr*sja e Jani Aliaj, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave
Ka detaje të reja nga vrasja e Jani Aliajt, 49-vjeçarit shqiptar në burgun e Koridhalos. Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për shkak të dyshimeve se mund t’i bëhej atentat. ”Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, u vendos që ai të rikthehej në degën kryesore të burrave, pa justifikim”, tha Stathis. Dy muaj më parë, Aliaj kishte mbijetuar një atentati në burg, por nuk u morën masa sipas gazetarit. ”Është e qartë se ka përgjegjësi, si penale ashtu edhe disiplinore. A po kërkohen ata? Nëse një vrasje do të ndodhte në Komisariat, i gjithë departamenti...
Burimi:
kohajone.com