Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

foto ilustruese KAVAJË-Një tjetër vrasje me thikë është regjistruar në vend. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku si shkak i një konflikti të çastit një 47 vjeçar ka hoditur me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit raportohet të ketë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Njoftimi i policisë: Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij./ZËRI